Telegrafi

Donald dhe Melania Trump dukeshin të lumtur gjatë inaugurimit, por jo edhe Clintonët (Video)

Donald Trump është shfaqur në Capitol tejet i lumtur dhe mezi priste të bënte betimin para mijëra njerëzve të pranishëm që e duartrokisnin, por momenti më kulminant ishte kur Trump e puthi bashkëshorten e vet Melania.

Njerëzit me buzëqeshje e përshëndesnin, ndërsa Ivanka Trump që qëndronte prapa Melanias nuk mund ta fshihte këtë emocion, por Hillary Clinton nuk dukej edhe aq e lumtur për këtë veprim, transmeton Telegrafi.

Hiq më mirë nuk dukeshin as çifti Obama të cilët gjithashtu ishin prezent gjatë inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/