Ishin një nga çiftet më aktiv në këtë Big Brother dhe u afruan shumë finales, por nuk mundën ta arrinin atë.
Dona-Musa ishte çifti i fundit i eliminuar në gjysmëfinale. Pasi mbërritën në studio, Musa u shpreh se ndoshta duhet të kishin bërë më shumë gjatë javës së fundit, ndërsa u shpreh se në shtëpi ka luajtur me të gjithë banorët.
“Këtë javë nuk kemi qenë në lartësinë e duhur, duhet të kishim bërë më shumë. Kam luajtur me të gjithë banorët”, tha Musa.
Dona u pyet për lidhjen e tyre, ndëse do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother. “Teksa po vinim me makinë më tha të dua, dhe i thash, tani e besoj me të vërtetë”, u shpreh Dona.
Ndërkohë, Musa u pyet më pas nëse do të zhvendoset në Itali apo do të qëndrojë në Shqipëria pas daljes. “Gjakun e kam shqiptar dhe kjo është toka ime. Do të qëndroj këtu”, tha Musa.