Ku ka dashuri, ka edhe grindje”, ka thënë Olsi brenda shtëpisë së Big Brother, fjalë e cila shkon përshtat në situatën mes Musës dhe Donës.
Kjo e fundit është mërzitur me Musain sepse ai e ka vënë në lojë në sy të banorëve të tjerë dhe i kërkon që të mos e përsërisë më.
E ndërsa Dona vijon të insistojë se ai nuk duhet ta teprojë me të, Musa i thotë se ka 4 ditë që i thotë se i bën bezdi shoqërimi i tepërt me Ambrën dhe ai sërish është sjellë mirë me të.
Dona i thotë se nuk e kupton atë çfarë ai kërkon, por ia bën të qartë se nëse ai do të veprojë po njësoj edhe jashtë me shoqërinë e saj, atëherë punët mes tyre nuk do të jenë mirë.