Site icon Telegrafi

Dona-Kleodiana flasin për meshkujt që ju pëlqejnë

Në takimin nga afër me djemtë, dy vajzave të reja në Shtëpinë e Big Brother, Donës dhe Kleodianës, u ka bërë përshtypje më shumë Liridoni, por edhe Musa dhe Egnajti.

“Liridon ishte i këndshëm shumë kështu përballë, ndryshe nga xhami. Ishte për t’u studiuar”, tha Klodi, ndërsa Dona shprehet se “Dje kam biseduar me të, është shumë xhentil, i edukuar”.

Por vajzat kanë shprehur edhe simpati për dy djemtë e rinj të shtëpisë së beqarëve, Musën dhe Egnajtin.

Ndërsa për Ervinin ato kishin mendime të ndryshme, për vajzën me flokë blu ai është karagjoz, ndërsa për bionden është i edukuar.

Exit mobile version