Site icon Telegrafi

Don Xhoni u prit të enjten në takim nga Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi

Foto: Don Xhoni/Instagram

Don Xhon është pa dyshim një nga reperët e rinj më të pëlqyer të kësaj vere.

Fenomeni i cili u zbulua gjatë muajve të karantinës, mori vëmendjen e të gjithëve dhe në pak kohë publikoi tri klipe.

Ai është pritur të enjten në takim nga Ministrja e Kulturës dhe Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi në MKRS.

Ministrja Dumoshi priti në takim reperin Don Xhon (Foto: Meriton Mjekiqi/Instagram)

Pjesë e takimit kanë qenë edhe miq të reperit dhe ekipi menaxherial i tij.

Vet Don Xhoni publikoi në InstaStory një fotografi nga takimi, duke e falënderuar ministren Dumoshi për mikpritjen.

Ministrja Dumoshi priti në takim reperin Don Xhon (Foto: Don Xhoni/Instagram)

“Faleminderit Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi”, ka shkruar Don Xhoni në InstaStory.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij takimi dhe tema e diskutimi, megjithatë të dy palët duket të jenë ndarë të kënaqur nga mikpritja në MKRS. /Telegrafi/

Exit mobile version