Site icon Telegrafi

Don Xhoni sjell fotografi me Loredanën nga xhirimet e klipit të ri, tregon se lansohet më 12 nëntor

Foto: Instagram

Reperët e popullarizuar shqiptarë, Don Xhoni dhe Loredana Zefi, duket se kanë finalizuar xhirimet e videoklipit të ri.

Ata tanimë kanë njoftuar se bashkëpunimi i tyre i parë lansohet më 12 nëntor (e premte).

Ai së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e po ashtu edhe protagonisten kryesore.

Don Xhoni (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Don Xhonit (pa ndërhyrje):

“Gjuj per to”

Faleminderit Zot qe na mundesove me e realizu kete projekt madheshtor, faleminderit familjes, shoqnise edhe krejt ekipes realizuese qe kane qene pjese e ketij projekti.

Nje falenderim te veçant per personin qe pa ta nuk ish bo ky projekt, @loredana ,respekt shume te madh jo vetem si artiste por edhe si person.

Videoklipin e kemi perfundu, tash eshte tu u bo gati per daten e madhe 12.11.2021 (ora 00:00), keshtu qe prej sotit ju njoftoje qe THE BOMB HAS BEEN PLANTED!

Shihemi ne finale”. /Telegrafi/

Exit mobile version