Telegrafi

Don Xhoni shtron iftar në Shtëpine e të Moshuarve

Rep-artisti Don Xhon, është bërë ndër figurat më të komentuara në rrjet.

Jo vetëm për jetën personale, por edhe për karrierën e tij muzikore po flitet për të mira në faqet rozë.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Facebook, Halil Kastrati ka falënderuar reperin për gjestin e fundit që ka bërë.

Sot Iftari te shtepia e te moshuarve u dhurua nga Xhonatan Isufi DON XHONI

Zoti e shperblefte!

Posted by Halil Kastrati on Sunday, May 2, 2021

 

Don ka vendosur që të shtrojë iftar në Shtëpinë e të Moshuave, teksa u fotografua së bashku me Kastratin.

“Sot iftar te Shtëpia e të Moshuarve u dhurua nga Xhonatan Isufi- Don Xhoni. Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati në përshkrim.

Foto: Instastory

Ndërkohë komente të shumta pati ndaj reperit, fansa të cilët e përgëzuan për vendimin që mori. /Telegrafi/