Rap-artisti nga Drenica, Xhonatan Isufi apo siç njihet për publikun Don Xhoni, e ka theksuar disa herë se ka një dashuri të veçantë për vendlindjen e njerëzit përreth.
Ai javë më parë është takuar me politikanin Sami Lushtaku, gjersa kësaj radhe është shfaqur përkrah një figure tjetër politike.
I njëjti ka postuar disa fotografi në rrjete sociale nga një klub nate krah ish-deputetit të LDK-së, Gani Gecit.
“Tre katunarë të Drenicës”, ka shkruar ai në një imazh të hedhur në InstaStory.
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka fituar Rusinë”, ka thënë Geci në një postim të ndarë në Facebook.
Ata duket se janë argëtuar mjaft shumë, ndonëse këngëtari krenohet vazhdimisht dhe e përmend në thuajse çdo shkrim Drenicën.
Don Xhoni momentalisht po shijon suksesin e këngës së re të titulluar “Katile”. /Telegrafi/