Site icon Telegrafi

Don Xhoni ndalohet nga Policia e Kosovës në Prishtinë

Reperi i njohur i estradës, Don Xhon, është ndaluar të martën nga njësitet e Policisë së Kosovës.

Atij i është bërë një kontroll në veturën e tij, gjatë ndalesës së tij dhe një shokut të tij në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Një video e publikuar nga FrontOnline tregon momentin kur reperi me prejardhje nga Drenasi, është kontrolluar nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zyra për informim në Policinë e Kosovës.

“Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një armë të shkurtë, një karikator si dhe gjashtë fishekë. I dyshuari; -F.S, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor qendra në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë për Telegrafin.

Ndërkohë, edhe vet reperi i hitit “Kokaina” publikoi një fotografi me mikun e tij në InstaStory pas ngjarjes, duke konfirmuar se është ndalur nga PK të martën. /Telegrafi/

Foto: Don Xhoni/InstaStory
Exit mobile version