“Lek si n’tallava” është titulli i këngës së re që e ka publikuar Don Phenom, i cili kësaj radhe ka ardhur solo.
Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videoklipi është realizim i Dardan Sadikut.
Për muzikën është kujdesur Torch Music, ndërsa tekstin e ka shkruar Don Phenom , emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj.
Kënga e re vjen pas bashkëpunimit “Demons” që Don Phenom e solli me CjDizz në fund të muajit tetor.
Edhe projekti i mëparshëm u shoqërua me videoklip dhe është pëlqyer nga fansat e reperit.
Theksojmë që Don Phenom është pjesë e disa bashkëpunimeve shumë të suksesshme. Përmendim duetin me Enca Haxhinë dhe atë me Taynan.
“Kujt po i han” që u publikua më 12 tetor, aktualisht numëron 4.6 milionë shikime në YouTube, derisa “Columbiana” që u lansua më 1 qershor, është shikuar mbi 28 milionë herë. /Telegrafi/