Telegrafi

Don Phenom do të bëhet baba për herë të parë

Don Phenom Foto: Instagram

Rep-artisti i njohur, Don Phenom, është mjaft i njohur për interpretimin e shkëlqyeshëm të projekteve të tij.

Ai në rrjete sociale ndan imazhe dhe video, me të cilat informon fansat për jetën dhe karrierën profesionale.

Një lajm i madh për të nuk është bërë i ditur kësaj here përmes tij, por nga partnerja e tij, Anxhi Dema.

Zeshkania përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së parë.

Anxhi shfaqej me barkun e rrumbullakosur, ndërsa merrte poza tërheqëse para pasqyrës.

Foto: Instagram

“Tjetrën shtatzëni dua të bëhen unë babai”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Foto: Instagram

Ndërkohë, reperi nuk ka bërë asnjë reagim sa i përket shtatzënisë së partneres së tij. /Telegrafi/