Telegrafi

Don Phenom sjell duetin “Demons” me CjDizz

CjDizz dhe Don Phenom (Foto: YouTube/Don Phenom)

“Demons” është titulli i këngës, në të cilën Don Phenom ka ardhur në bashkëpunim me CjDizz.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale me videoklipin e realizuar nga GhostK.

TunnaBeatz është kujdesur për muzikën, ndërsa CjDizz dhe Don Phenom e kanë shkruar tekstin.

Don Phenom ka realizuar disa bashkëpunime shumë të suksesshme gjatë këtij viti.

Lexo po ashtu Lajmet për Don Phenom

Bashkëpunimi me Taynan, “Columbiana”, i lansuar në muajin qershor rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm dhe deri më tani videoklipi është shikuar 27 milionë herë në YouTube.

Dy javë më parë, ai erdhi me një tjetër bashkëpunim që pritet të bëhet hit. Është fjala për duetin me Encën, “Kujt po i han”.

Videoja muzikore e kësaj kënge është shikuar 3.6 milionë herë në YouTube, dy javë pas publikimit. /Telegrafi/