Telegrafi

Don Phenom pozon me armë

Don Phenom (Foto: Instagram/donphenomofficialpage)

Don Phenom është njëri nga rep-artistët që ka sjellë një numër të konsiderueshëm të projekteve muzikore.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke sjellë imazhe nga jeta personale e profesionale e tij.

Në paraqitjet e tij skenike, e po ashtu edhe në ato të projekteve muzikore, ai shfaq një agresivitet në interpretim.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Don Phenom është parë të pozojë me armë në dorë. Reperi në dukje është shfaqur me një veshje mjaft komode, teksa ka pozuar para kamerës.

Ndërkaq, “Ku Je” vazhdon të jetë projekti i tij i fundit, që deri më tani ka grumbulluar 2.2 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/