Site icon Telegrafi

Don Phenom dhe Enca nisin xhirimet e klipit, këngëtarja duket atraktive me flokët e kuqe dhe gjoksin në pah

Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi Don Phenom muajin e kaluar publikuan këngën e tyre të re, “Kujt po i han”.

Kënga u prit mirë nga fansat e dyshes, teksa bëhet e ditur se së shpejti ata do të publikojnë edhe klipin e kësaj kënge.

Enca dhe Don Phenom kanë përfunduar xhirimet e klipit, ndërsa këtë e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ka qenë Enca ajo e cila ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku ka treguar se do të vijë mjaft atraktive në klipin e ri.

Ajo shfaqet mjaft provokuese në të shkurtra, ndërsa vë në pah gjoksin e saj atraktiv.

“Jam shumë e entuziazmuar për këtë projekt, një ndër këngët e mija të preferuara”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja shqiptare.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, të cilët gjithashtu janë entuziastë për klipin “Kujt po i han”, që pritet të dalë së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version