Reperi i ri i estradës, Don Destani, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Angelina” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e zhanrit hip-hop.
Për muzikën dhe tekstin është kujdesur vet reperi interpretues.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtatet tematikës së këngës.
Don Destani është një emër i ri i skenës, në tentim për t’u shndërruar në një nga emrat eminentë të muzikës hip-hop të së ardhmes. /Telegrafi/