Kompozitori dhe këngëtari Artan Bajrami, i njohur si Don Arbas është pëlqyer shumë për këngët e tij dhe kompozimet ndër vite.
Ai vazhdon të pëlqehet shumë edhe sot, ndonëse është më pak aktiv se më parë në muzikë.
Ndërkohë, Don Arbas numëron edhe me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ai ka vendosur të ‘thumbojë’ ose thënë më mirë të thotë të vërtetën për estradën tonë, lidhur me klikimet e famshme dhe të shumta që po marrin me projektet e tyre në YouTube.
Me disa vargje satirike dhe me rimë, Don Arbas ka vendosur që të publikojë një poezi kushtuar dallavereve të klikimeve të pseudo-artistëve. /Telegrafi/