Javën e kaluar, u nda nga jeta rapsodi i njohur i këngëve popullore, Zejnullah Bajrami.
I ndjeri ishte babai i këngëtares Arta Bajrami-Sekiraqa dhe producentit Don Arbas.
Në ditën e tij të vdekjes, ishte Arta ajo e cila bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një fotografie të publikuar në Facebook, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar ca fjalë të ndjera.
“Babai im i dashur, shkove e le Artën tënde. Babai im, idolli im. Do të dua përgjithmonë, jam krenare që jam vajza jote” (sic.), kishte shkruar Arta.
Ndërsa së fundmi, ka qenë vëllai i saj Don Arbas, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në Instagram, shfaq të atin e tij tashmë të ndjerë, ndërsa ka shkruar se do ta kujtojë gjithnjë me mall.
“Baba jem do te kujtoj deri ne frymen e fundit” (sic.), ka shkruar Don Arbas në Instagram. /Telegrafi/