Dje (e premte) katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u gjetën fajtor dhe u dënuan më 21 vjet e 6 muaj burg për kryerjen e sulmit në Kuvendin e Kosovës nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Frashër Krasniqi është dënuar me me tetë vjet burg, Egzon Haliti me pesë vjet e gjysmë, Atdhe Arifi me gjashtë vjet,ndërsa Adea Batusha me dy vjet burg.
Ky vendim i cili ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve të balotazhit, ka irrituar disa prej simpatizuesve të kësaj partie, ndër ta edhe figura publike.
Ka qenë producenti Don Arbas, ai i cili ka publikuar në InstaStory një shkrim, në të cilin me ironi shkruan se ky vendim i Gjykatës vetëm dy ditë para zgjedhjeve ia kujtoi atij kohën e Millosheviqit.
“Gjykime para zgjedhjeve? Bash si në kohën e Millosheviqit, arrestime politike” (sic.), ka shkruar Don Arbas.
I njëjti muajve të fundit ka qenë mjaft i përfolur në media, kjo edhe për shkak të një incidenti që pati me doktorin e njohru Ilir Tolajn. /Telegrafi/