Site icon Telegrafi

Domino’s Pizza po shqyrton mundësinë e largimit nga Rusia

“Domino’s Pizza” po shqyrton mundësinë e largimit prej Rusisë – 10 muaj pasi Kremlini filloi një luftë kundër Ukrainës.

Kompania që ka 171 dyqane në shtetin rus tha se po “vlerëson praninë e saj” dhe po analizon ndikimin që kanë sanksionet në biznes, raporton skynews.

Qindra marka të mëdha perëndimore u tërhoqën nga Rusia në gjysmën e parë të vitit 2022, pasi presidenti rus, Vladimir Putin dërgoi trupa dhe tanke në Ukrainë.

“PD Eurasia po vlerëson praninë e saj në Rusi, ndikimin e sanksioneve dhe aftësinë e saj të vazhdueshme për t’u shërbyer klientëve në Rusi. Rrjedhimisht, kompania po shqyrton opsione të ndryshme që mund të përfshijnë një largim prej shtetit rus”, njoftoi kompania.

“Megjithëse transaksionet bankare janë ende të mundshme, nuk ka siguri të plotë se do të funksionojnë edhe më tej”, shkruan në deklaratë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version