Gjithçka filloi me një goditje të fuqishme volej të Zinedine Zidanes kundër Bayer Leverkusenit në vitin 2002 dhe që na ai moment filloi superioriteti i Real Madridit në Evropë.
Të vjetrit thonë se finalet nuk janë për tu luajtur për Los Blancot, por për tu fituar.
Fillimi i epokës
Nga ajo goditje e Zidanes e deri më tani Real Madridi i kanë fituar katër Liga të Kampionëve, katër Superkupa të Evropës dhe tre Botëror për klube.
Pas fitores me Leverkusenin, Reali e mposhti Feyenoordin në Superkupën e Evropës me rezultat 3-1, për të fituar në botëror nga Olympia në Japoni.
Golat e Ramos dhe viktima Atletico
Në vitin 2014, Sergio Ramos shënoi në fund të ndeshjes për ta barazuar dhe pastaj mbretërit fituan në kohën shtesë. Reali Superkupën e Evropës e fitoi kundër Sevillas, ndërsa e mposhti San Lorenzon në botëror.
Zidane ishte në krye pas dy vitesh të triumfit. Ai e mposhti me penallti Atleticon në Milano, ndërsa Sevilla ishte viktimë përsëri në Superkupën e Evropës.
https://www.youtube.com/watch?v=rKHd8Bpb-5I
Në Kampionatin Botëror për klube ata fituan ndaj Kashima Antlers.
https://www.youtube.com/watch?v=hixd3fvn68E
Juventus dhe Manchester United
Pas fitores impersive kundër Juventusit në Kardiff, radhën e kishte Superkupa në Shkup kundër Manchester United.
https://www.youtube.com/watch?v=05wWF1bBqUA
Të martën fituan me rezultat 2-1 për trofeun radhës.
Tashmë radhën e ka Kampionati Botëror për klube, me Pachucan dhe Auckland Cityn që tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen. /Telegrafi/