Telegrafi

Dominim i Duplexit, Mc Kresha dhe Lyrical Son refuzojnë “playbackun” duke ndezë atmosferën me publikun (Video)

Mc Kresha dhe Lyrical Son patën performancën e dytë brenda tri ditësh në Prishtinë, dhe të dyja ishin të stërmbushura, kurse gjurmë la performanca në Duplex.

Në një nga klubet më të mëdha në vend Kresha dhe Festimi patën një performancë të admirueshme para publikut.

Ata performuan hitet më të mëdha të tyre, kurse spikati një moment kur Lyrical Son refuzoi ta këndonte këngën e re të tij me Ronela Hajatin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Ai e bëri këtë për shkak se kënga me Ronela Hajatin nuk është realizuar ende me instrumental që ai ta këndonte “live”, kështu që premierën e kësaj kënge e la pa e performuar vetëm në interpretim nga DJ i tij.

Mc Kresha dhe Lyrical Son janë prej pak artistëve që performojnë “live” pa playback.

Kjo ishte një nga mbrëmjet e mëdha të radhës në Duplex, kurse mbrëmjet vazhdojnë çdo ditë në sezonin veror, kurse e premtja i takon DJ me famë ndërkombëtare, Charlotte Devaney. /Telegrafi/