Site icon Telegrafi

Domenico Tedesco shpall listën me 25 futbollistë të Belgjikës të ftuar për Euro 2024 – Mungon Thibaut Courtois

Përfaqësuesja e Belgjikës ka publikuar listën e saj përpara Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ në Gjermani.

Siç pritej, janë përfshirë emrat e mëdhenj si Kevin de Bruyne dhe Jeremy Doku i Manchester Cityt, së bashku me Romelu Lukaku të Romës dhe Leandro Trossard të Arsenalit.

Në listë janë edhe veteranët si Jan Vertonghen dhe Axel Witsel, derisa ka një mungesë të madhe si ajo e portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois.

Megjithatë, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois nuk është thirrur pas një dëmtimi ACL që e ka lënë jashtë fushës që nga vera e kaluar.

Mungesa e Courtois ishte disi e pritshme, me lojtarin që kishte tensione me trajnerin Domenico Tedesco që nga qershori, kur ai nuk u zgjodh si kapiten i skuadrës për ndeshjet kundër Austrisë dhe Estonisë.

Një tjetër emër i madh që mungon në listën e Belgjikës është edhe ai i Michy Batshuayit pavarësisht formës së shkëlqyer me Fenerbahcen.

Lista e plotë:

Portierët: Casteels, Kaminski, Sels.

Mbrojtësit: Castagne, De Cuyper, Faes, Meunier, Theate, Vertonghen, Debast.

Mesfushorët: De Bruyne, O.Mangala, Onana, Tielemans, Vermeeren, Witsel, Vranckx.

Sulmuesit: J.Bakayoko, Carrasco, De Ketelaere, Doku, Lukaku, Lukebakio, Openda, Trossard. /Telegrafi/ 

Exit mobile version