Telegrafi

Dolph Lundgren merr vëmendje në një paraqitje të fundit në Mbretërinë e Bashkuar me të fejuarën 40 vite më të re

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Dolph Lundgren është parë në Mbretërinë e Bashkuar me të fejuarën e tij shumë më të re, ndërsa po ndiqte një ngjarje gjatë fundjavës.

Aktori i “Rocky IV”, 63-vjeç, u shfaq në Arnold Sports Festival në Birmingham, ku iu kërkua të bashkohej në skenë me shokun dhe bashkë-yllin e “Expendables”, Sylvester Stallone.

Për ta shoqëruar në udhëtimet e tij, aktori ishte së bashku me të dashurën 24-vjeçare, Emma Krokdal.

Foto: Getty Images

Dyshja pritet të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar deri të paktën në nëntor pasi Lundgren i bashkohet Stallone në përsëritjen e rolit të tij “Expendables”, në vazhdimin e pjesës së tretë.

Në gusht të vitit 2020, u konfirmua nga The Hollywood Reporter se jo vetëm që dy aktorët dhe Jason Statham po ktheheshin në këtë pjesë, por do të jenë edhe yjet si: “50 Cent”, Megan Fox dhe Tony Jaa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dolph Lundgren

Dolph luan Gunner Jensen, një hero në ekip që kaloi filmin e parë si një antagonist me pjesën tjetër të grupit.

Foto: Getty Images

Extra raportoi se çifti u takuan për disa muaj. Ata debutuan në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit dhe Muzikës në Republikën Dominikane në janar 2020. /Telegrafi/