Dollari amerikan u mbajt afër nivelit të lartë kundër monedhave të tjera, mbështetur nga një rimëkëmbje e obligacioneve të qeverisë amerikane dhe dobësi të vlerën e saj, ku vazhdoi rënien e saj nga pasiguria rreth BREXIT-it.
Në Evropë, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Bruksel, ku qeveria italiane do të dërgojë një version të rishikuar të buxhetit të saj në Bashkimin Evropian. Brukseli ka hedhur poshtë buxhetin e vitit 2019, duke thënë se nuk do të ulë borxhin e madh publik të Italisë ashtu siç kërkojnë rregullat e BE-së dhe i ka bërë thirrje Romës të bëjë ndryshime për të parandaluar një procedurë disiplinore që eventualisht mund të pasoj me gjobë, përcjell Telegrafi.
Në Francë, trazirat e Parisit po vazhdojnë, ndërsa presidenti Emmanuel Macron, nuk po arrin t’i qetësojë protestuesit. Një udhëheqës i lëvizjes ‘Jelekët e Verdhë’ njoftoi se demonstrimet do të vazhdojnë.
Aktualisht, monedha euro po tregtohet qëndrueshëm në nivelin 1.135 dollarë. /Telegrafi/