Qytetarët e Tetovës mbrëmë kanë realizuar një aksion gueril ndaj kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovski.
Pasi ai ishte në një debat televiziv në Tetovë, disa qytetarë i kanë vendosur para nëpër shkallë dhe tek makina e tij, të cilin e kanë ftuar që t’i merr të njëjtat.
Ky akt i tyre vjen si revoltë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 7.4 përqind, para dy muajve.
Ndërsa gjatë debatit të mbrëmshëm, është përballur edhe me një rast tjetër. Anëtari i Këshillit të protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike Krenar Osmani, i ka dhuruar veshkat dhe gjak, si simbolikë se qytetarët nuk kanë mundësi t’u japin diçka tjetër kompanive furnizuese me energji elektrike.
Pas vendimit të KRRE-së për të rritur çmimin e rrymës, në Maqedoni janë organizuar protesta nëpër disa qytete, për të cilat deri tani nuk kanë pasur ndikim tek autoritetet shtetërore./Telegrafi/