Një person dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke i dal trenit përpara në fshatin Zahaq të Pejës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gash.
Sipas tij, vozitësi i trenit e kishte vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenin.
“Sot rreth orës 12:35, Policia e Kosovës ka marr informacion tek hekurudhat e trenit Prishtinë- Pejë, në fshatin Zahaq një person ka tentuar t’i dal trenit përpara. Vozitësi i tretni e kishte vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenit”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/