Telegrafi

Doli rastësisht para objektivit të kamerës, derisa motra e saj po zhvillonte takim pune në Zoom – kishte vetëm peshqir në trup

Një video është bërë virale dhe deri më tani ka marrë mbi tetë milionë shikime, e kur ta shihni do ta kuptoni pse.

TikTokerja, Mellisa Ong, pasi kishte bërë dush, rastësisht ishte futur në kuadrin e videos-bisedës biznesore që po e realizonte motra e saj – dhe në ato momente ajo shfaqet e mbështjellur me peshqir, transmeton Telegrafi.

Kjo vajzë pretendon se nuk ka pasur fare ide se motra e saj po bisedonte me kolegët – derisa nuk u bë shumë vonë. Nga turpi mbeti e shtangur në vend, kurse motra e saj mezi u përmbajt nga të qeshurat kur pa se çfarë ndodhi.

“Rastësisht kam shëtitur rastësisht në prapavijën e Zoomit të motrës gjatë takimit. Nuk e dija se po më filmojnë derisa më dërgoi këtë video që është bërë virale dhe u shikua nga më shumë se tetë milionë njerëz”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

@chunkysdeadI’M SCREAMING LMFAO♬ original sound – Melissa Ong