Siç ka njoftuar ekipi i serialit, “Schengen Visa” prej sezonit të dytë është prodhim i Gjirafa Studios dhe do të shfaqet online në GjirafaVideo.com.
Promo e episodit të parë sapo ka dalë dhe shihet që ambasada ka ndryshuar.
Personazhët gjatë kësaj periudhe kanë punuar punë të ndryshme si dhe në këtë episod është edhe një mysafir special dhe shumë i dashur për publikun, Ernest Malazogu, i cili vjen si axha i Nëntorit.
Sipas fotografive, që janë bërë gjatë xhirimeve, shihet që do të jetë një super episod.
Të dielën prej ora 20:00 shfaqet episodi i ri “Xhejmsi thërret” online në GjirafaVideo.com.
Më poshtë mund ta ndiqni promon: