Telegrafi

Doli në takim me një vajzë, rezultoi gabim i madh për të riun nga Bostoni – në restorant takoi bashkëshortin dhe vajzën e saj

Një përdorues i TikTokut i njohur me emrin artistik Pattislap23 i është bashkangjitur sfidës në këtë rrjet social, ku nga përdoruesit kërkon të tregojnë një prej takimeve më të këqija që i kanë pasur.

“Ishte dy vite më parë në Boston. Shkova në takim me një vajzë, gjithçka shkoi mirë, u kënaqëm dhe shkova për të paguar pasi planifikonim të vazhdonim për në kinema”, fillon rrëfimin i riu, transmeton Telegrafi.

Befasisht një burrë i panjohur u fut në restorant dhe u ulë në tavolinë me ta, vajza me të cilën kishte dalë u zbeh dhe mbeti e habitur.

Kur Pattislap e pyeti nëse mund ta ndihmojë disi, burri i tha se po qëndron pikërisht pranë gruas së tij.

“E pyeta nëse vërtetë është bashkëshorti i saj, tentoi të gjej arsyetim, por gjërat vetëm sa përkeqësoheshin. Pjesa më e mirë ndodhi kur vajza e saj vrapoi për ta përqafuar”, shtoi Pattislap.

Siç raporton The Sun, vajza me të cilën kishte dalë ishte prej shtatë vitesh e martuar, jetonte me bashkëshortin dhe vajzën, por se thjesht kishte kërkuar pa argëtim.

Por përdoruesit e kësaj platforme mendonin se mirë se gjithçka që është zbuluar në takimin e parë sesa më vonë, kur edhe ka mundur të dashurohet në të. /Telegrafi/

@pattymac2399 #answer to @spidermark790 Should I do another date video ? #fyp #foryoupage #nashville #boston #onadate #datevideo #mostviews ♬ original sound – Pattyslap23