Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka performuar më 10 gusht (e shtunë) në Hungari.
Krijuesja e një sërë hiteve ka dhuruar spektakël në Sziget Festival në Budapest, i cili mbahet nga 7 gusht deri më 12 gusht.
Ajo performoi disa nga këngët më të njohura që ka realizuar ndër vitesh, duke bërë kështu që të gjithë të ngriten në këmbë për të.
Ylli nga Dibra mori vëmendje për paraqitjen në të zeza, ndonëse befasoi fansat edhe me flokët e tillë.
Megjithatë, ajo surprizoi të gjithë kur në një moment derisa po këndonte hoqi parukën.
Krijuesja e hitit “I’m the drama” në fund të muajit korrik erdhi për herë të parë në Kosovë.
Ajo performoi për herë të parë në festivalin Sunny Hill të organizuar nga familja e Dua Lipës. /Telegrafi/