Armina Mevlani është e përzgjedhura e Dolce & Gabbana për të reklamuar produket e tyre.
Një fotosesion i Missit shqiptar i realizuar shumë kohë më parë del të jetë reklama finale e Dolce & Gabbana, transmeton Telegrafi.
D & G në profilin e tyre zyrtar në “Instagram” kanë publikuar fotografinë e bukuroshes shqiptare, duke e prezantuar si protagonisten e ditës në projektin “DG women love makeup”.
I lumtur për këtë sukses është shprehur edhe realizuesi i këtyre fotografive, fotografi Endrit Mertiri.
Ndryshe veç Arminës, edhe një tjetër shqiptare del të jetë e preferuar nga firma e njohur italiane.
Bëhet fjalë për modelen Aurela Hoxha, e cila po ashtu do të jetë pjesë e këtij projekti. /Telegrafi/