Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin e bazuar se duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke e dëmtuar me vlerë prej 105.840 euro.
Njësia përkatëse policore është duke trajtuar rastin. /Telegrafi