Telegrafi

Dokumentari ‘VIRUSSIA’ zgjon interesim të madh në Ukrainë

Televizioni ukrainas TV5 të dielën mbrëma transmetoi dokumentarin “VIRUSSIA” që dekonspiron veprimtarinë e ndikimit malinj rus në Ballkanin Perëndimor.

Dokumentari është shfaqur në kohën kur audience ukrainase është më e pranishmja në televizion. Pjesa e parë flet për spiunazhit rus në vendet e rajonit.

TV5 është themeluar dhe është pronë e Petro Porshenkos, presidentit të pestë të Ukrainës. Ai filloi transmetimin më 1 shtator të vitit 2003.

Dokumentari “VIRUSSIA”, që filloi të shfaqet në Kosovë nga RTK dhe T7 dhe Bosnjë e Hercegovinë nga O Kanal, në qershor të këtij viti, ka zgjuar interesim të menjëhershëm në Ukrainë.

Nismën për ta transmetuar atje e ka marrë politikania Irina Friz. Ndërkohë është bërë përkthimi në gjuhën ukrainase, me narracion dhe titrim.

Sipas të dhënave, ritransmetimi i pjesës së parë do të bëhet të shtunën.

Në anën tjetër, pjesa e tretë e dokumentarit do të shfaqet më 30 shtator në RTK dhe T7. Në këtë pjesë do të trajtohet ndikimi rus përmes diplomacisë. Si edhe në pjesët e tjera, dokumentari ofron material illustrative të veçanta, si dhe ekspertë të fushës që e dekonstruktojnë presionin politiko-diplomatik rus, të gërshetuar me “tregtimin” e ndjenjave, veçmas të serbëve.