Telegrafi

Dokumentari që zbulon sekretet e La Ligas – Momenti që e largoi Zidanen nga Reali, shkarkimi i trajnerit Berizzo sa ishte me kancer dhe racizmi ndaj Williams

EIBAR, SPAIN - MARCH 10: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid reacts during the La Liga match between SD Eibar and Real Madrid at Ipurua Municipal Stadium on March 10, 2018 in Eibar, Spain . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Kompania Amazon Prime do ta lëshojë një dokumentar rreth sekreteve të La Ligas, ku nuk mungojnë momente pikante, si ankesa e Florentino Perezit ndaj Zidanes.

Perez në sezonin e kaluar gjatë një ndeshje të kampionatit, ndaj Eibar ku takohej me presidenten e këtij klubi, Amaia Gorostiza, ankohej te ajo për sezonin e dobët,  ku Real Madridi ishte 15 pikë pas liderit.

“Përveç ndeshjes të së martës (një fitore mysafir ndaj PSG në Ligën e Kampionëve) ka qenë një sezon i tmerrshëm”, shihet tek i thotë Perez zonjës Gorostiza.

Reali  fiton në atë ndeshje me vështirësi 2-1 me një gol të Cristiano Ronaldos në fund.

Videoja e paraqitet për herë të parë në serinë e dokumentareve “Six Dreams” të Amazon Prime Video. Sipas videos shkarkimi i Zidanes do të ishte i sigurt, por suksesi në Ligën e Kampionëve e shpëtoi.

Përkundër fitores me Liverpoolin në Kiev në finalen e Ligës së Kampionëve, ai vendosi të largohej.

Videot vijnë nga gjashtë skuadra, dhe kanë gjashtë episode, e ndër ta është edhe momente të brendshme në dhomat e Sevillas, ku trajneri Eduardo Berizzo shkarkohet, kur ishte duke u shëruar nga operacioni i kancerit.

Berizos ishte diagnostifikuar me kancer të prostatës dhe para operacionit të tij, ai mban një konferencë shtypi në Sevilla për të falënderuar të gjithë.

Kamerat kapin një moment të mrekullueshëm midis trajnerit dhe zyrtarit për shtyp të klubit, Jesus Gomez.

Berizzo u kthye në punë vetëm 17 ditë pas operacionit të tij. Para ndeshjes me Manchester Unitedin ai u shkarkua dhe ishte periudhë poara Krishtlindjeve.

“Futbolli është i tillë”, kishte thënë presidenti i klubit, Jose Castro Carmona, pasi e shkarkoi.

“Six Dreams” është përpjekur që të tregojë se në La Liga ka gjëra të bukura edhe në klubet e tjera, ju vetëm tek dy të mëdhatë.

Rastet e trajnerit Berizzo dhe presidentes së Eibar, Gorostiza, ai i mesfushorit meksikan të Betis, Andres Guardado. Pastaj një pjesë me drejtorin sportiv të Gironas, Quique Carcel.

Nuk mungojnë as momentet e bukura të mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez dhe atij të Atletico Bilbao, Inaki Williams.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Williams, ka lindur në Bilbao, por ka luftuar shumë me qëndrimet raciste.

“Unë dua tua hap mendjet njerëzve”, thotë ai para një grupi të lojtarëve të rinj.

“Dua tu tregoj atyre që mendojnë se një lojtar i zi nuk mund të luajë për Athletic Bilbao ose se si një njeri i zi nuk është bask”.

“Ju ende mund t’i dëgjoni në ditët e sotme këto fjalë. Si mund të luajë ky njeri i zi për Athletic Bibaon”.

“Unë jam i zi, por jam edhe bask, kam lindur këtu. Ndihem bask dhe dua tua hap dyert të gjithë njerëzit që luftojnë çdo ditë që të jenë pjesë e këtij klubi”, thotë në dokumentar Williams.

Nuk mungon as lamtumira e Fernando Torresit me Atletico Madridit. /Telegrafi/