Site icon Telegrafi

Dokumentari në Kosovë, Rita Ora rrëfen historinë e Antigonës: Kur ishte 12 vjeçe, i ndryshoi jeta

Rita Ora në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Rita Ora para disa javësh ka qenë për një vizitë në Kosovë, të cilën e kishte bërë në kuadër të UNICEF-it.

Kjo e fundit ka kohë po financon projekte të ndryshme në dobi të komuniteteve të ndryshme gjersa biondina ka shkuar derë më derë për të ofruar kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar dokumentari që i dedikohet misionit të bamirësisë në Kosovë. Por, bukuroshja jonë në dokumentar ka veçuar  historinë e Antigonës, nënë e dy vajzave.

Rita Ora e lumtur dhe entuziaste që ndodhej me mision bamirësie në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Kur ishte 12-vjeçare, jeta e saj ndryshoi tërësisht. Kur babai i saj ndërroi jetë për shkak të kancerit, më pas, nëna e saj u sëmur keq”, thotë Rita.

Më pas shtoi se çdo kontribut ndihmon Antigonën dhe familje të tjera që ti mbijetojnë varfërisë.

Lexo po ashtu Publikohet dokumentari ku përfshihet vizita e Ritës në Kosovë

Rita ka dëshmuat edhe njëherë se qëndron prapa dhe e gatshme në mbështetje të njerëzve të cilët më së shumti krenohen me të. /Telegrafi/

Exit mobile version