Telegrafi

Dokumentar për jetën e Jane Fondas

Jane Fonda (Foto: Getty Images)

Në serialin e ri dokumentar të HBO, aktorja amerikane Jane Fonda flet rreth jetës së saj si aktore, aktiviste dhe një femre që e kërkon identitetin e saj.

Dokumentari është i ndarë në pesë episode, ndërsa katër episodet e para iu kushtohen meshkujve në jetën e 80-vjeçares.

Nuk mungon edhe një rrëfim për babanë e saj, aktorin Henry Fonda, si edhe tre burrat e aktores.

Lexo po ashtu Lajmet për Jane Fonda

Fonda ka qenë e martuar për regjisorin francez, Roger Vadim, aktivistin dhe politikanin, Tom Hayden dhe manjatin e mediave, Ted Turner.

Të gjitha martesat e saj kanë përfunduar me shkurorëzim, ndërsa Jane ka thënë se ka arritur t’i tejkalojë.

Pjesë e dokumentarit janë edhe intervistat me legjendën e ekranit, Robert Redford dhe me ish-burrin e Fondas, Ted Turner.

Gjatë karrierës së saj si aktore, Jane ndër tjera ka fituar dy çmime Oscar, dy çmime BAFTA dhe katër çmime Golden Globe. /Telegrafi/