Telegrafi

DOKU.TECH rikthehet në Prizren pas dy vitesh, në kuadër të Dokufest

Një nga konferencat më me renome të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH, organizuar nga IPKO Foundation, do të rikthehet pas dy vitesh në Prizren, në kuadër të Festivalit të Filmit, Dokufest.

Ky edicion i DOKU.TECH do të mbahet më 6 gusht, 2022, me një program të pasur, i cili do të shpaloset në Parkun e Trajnimit dhe Inovacionit [ITP] ne Prizren.

Nën sloganin “Fytyra ime nuk është Barkod”, DOKU.TECH do t’i sjell Prizrenit diskutimet më të thella për mundësitë, të papriturat dhe rreziqet e Inteligjencës Artificiale, Inteligjencës Njerëzore, Shkencës dhe Mbledhjes së të Dhënave, Privatësisë, Algoritmeve, Sistemeve e të tjera.

Për t’u bërë pjesë e eventit në Prizren, regjistrohu në këtë LINK.

Lexo më shumë: Eventi në Facebook

Bashkohuni me ne në DOKU.TECH, ta zgjerojmë prezencën e Kosovës në hartën e teknologjisë në botë!