New York Times raporton se ekspertët e fushës së gjinekologjisë u rekomandojnë doktorëve të presin të paktën 30 deri në 60 sekonda para se t’ia presin bebes kordonin e kërthizës.
Këto sekonda vital mundësojnë që t’i kthehen më shumë gjak bebes, gjë e cila siguron më shumë hekur tek i porsalinduri. Ky lloj hekuri konsiderohet si i domosdoshëm për zhvillimin e trurit të bebes, transmeton Telegrafi.
Ky ka qenë rekomandimi i ekspertëve qysh nga viti 2012 për bebet e lindura para kohe, por tani ata sugjerojnë që e njëjta gjë të aplikohet edhe te bebet e lindura me rregull.
Stafi mjekësor ende mundet ta thajë dhe ta mbulojë beben, por duhet të pres pak para se ta bëjë prerjen e kordonit të kërthizës. /Telegrafi/