Xhuli Nura tashmë dihet se është pjesë e spektaklit të kërcimit, “Dancing With the Stars Albania”.
Ajo zbuloi në një video gjatë prapaskenave që është dëmtuar në brinjë disa ditë më parë.
Kjo ka qenë edhe arsyeja e mimikës që bëri gjatë performancës të së premtes, ku zbuloi se kishte shumë dhimbje dhe se ishte e vështirë për të që të kërcente.
“Kot nuk po e mbaj dorën këtu, por kam vrarë brinjën, nga një gjë që e bëmë me Dionin para tri ditësh, re kam vra aq keq, nuk marr frymë dot, as kur flej dhe as kur i bëj këto lëvizjet, krejt javën ka qenë aq e vështirë kjo koreografi që bëmë, ishte aq dhimbje e madhe sa gati qava kur bëra lëvizjen me këmbën poshtë, kur tha juria se Xhulit i iku buzëqeshja, por ajo ishte dhimbje e tmerrshme”, u shpreh modelja nga Drenica.
Gjatë bisedës me partnerin e saj, Dionin, ajo vazhdoi: “Unë jam një karakter që nuk e lë punën në gjysmë. Jam shumë e fortë. Me dhimbje pa dhimbje, Xhuli do të dalë bukur”.
Xhuli nuk do të ndalet dhe ka deklaruar se dëshiron ta fitojë këtë spektakël.
Theksojmë që edicionin e vitit të kaluar e fitoi blogerja Sara Hoxha. /Telegrafi/