Telegrafi

Dogji tri vetura, arrestohet prishtinasi

ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte djegur tri vetura.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Më 12.06.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është lokalizuar dhe është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për djegien e tri veturave. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/