Site icon Telegrafi

Doganierë nga Maqedonia dhe Bullgaria përfituan miliona euro përmes manipulimit kompjuterik

Gazeta Dnevnik bën të ditur se sistemi kompjuterik doganor i Maqedonisë dhe Bullgarisë është sulmuar nga hakerë, me ç’rast doganierët kanë përfituar miliona euro nga transportet e rrejshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të akuzuar janë doganierë të cilët përmes USB-së kanë futur virus në sistem, të krijuar nga një haker nga Sofja, duke i lënë mundësinë që të bëjë manipulime të ndryshme dhe kanë përfituar nga 20 deri 25 mijë euro të paguara me bitkoin.

Pjesë e këtij rrjeti janë edhe shtetas të Maqedonisë. Përveç këtyre dy vendeve, është duke u hetuar nëse ka persona tjerë të përfshirë në shtetet tjera të Ballkanit, por edhe në BE.

MPB-ja e Maqedonisë nuk ka dhënë detaje tjera për këtë rast, përveç njoftimit se është realizuar aksioni ”Porosia”, ku janë konfiskuar disa kompjuterë të Drejtorisë së Doganave./Telegrafi/

Exit mobile version