Veturat më të vjetra se 10 vite nuk lejohen të zhdoganohen në Kosovë, kësisoj Dogana e Kosovës ka bërë një rikujtim për qytetarët se automjetet më të vjetra se viti 2014, nuk do të mund të zhdoganohen nga janari, 2024.
Me ligjin për automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se veturat që janë më të vjetra se 10 vjet nuk mund të importohen, transmeton Telegrafi.
“Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen vetura që nuk e plotësojnë standardin Euro katër), thuhet në nenin 44 të ligjit për automjete.
Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certificate të konformitetit për vetura të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara.
Ndryshe, shumë qytetarë kanë kundërshtuar ligjin që është në fuqi për automjete, ndërsa ekspertët vlerësojnë se importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet ka efekte negative./Telegrafi/