Site icon Telegrafi

Dogana sekuestron 7 tonelata duhan të papërpunuar në Ferizaj (Foto)

Njësitë e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar, por edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aksionin për parandalim e kontrabandës me duhan të papërpunuar.

Respektivisht në dy aksione të ndara janë kapur afër 7 tonelata duhan, sasi kjo e futur ilegalisht në Kosovë.

Në rastin e parë, Dogana e Kosovës së bashku me njësitë policore në fshatin Dardani të Ferizajt kanë ushtruar kontrolle në dy lokacione ku kanë gjetur dhe sekuestruar mallrat (duhan) pa asnjë mbulese dokumentare  ku sasia ishte afër 5.5 tonelatë.

Aksioni tjerët u zhvilluar dje në fshatin Talinoc i Muhaxherve në Ferizaj ku gjatë kontrollit të një lokacioni janë kapur 1.1 tonelatë, duhan i papërpunuar.

Totali i këtyre aksioneve ishte:  duhan në fletë– i papërpunuar shtatë tonelatë; duhan i grire–i përpunuar   100 kg dhe makinë për grirje të duhanit – 2 copë.

Dogana ka kontaktuar me prokurorët kompetent të rajonit të Ferizajt për vazhdimin e mëtejmë të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version