Site icon Telegrafi

Dogana mbledh mbi 800 milionë euro

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror. Dogana sot ka tejkaluar shifrën rekord mbi 800 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar është një rritje e madhe, kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale gjithashtu e aftë për të u përballuar me të gjitha sfidat.

Kjo e arritur përkon edhe me raportin e Progresit të Komisionit Evropian, të publikuar para dy ditëve ku theksohet se: “Reformat e suksesshme në administratën Doganore kanë ndikuar në vlerësimin më të mirë mallrave dhe luftimin e kontrabandës e që si rezultat sollën 7.4 për qind më shumë të hyra krahasuar me shtatë muajt e parë të viti 2014”, thekson raporti në faqe 34.

Gjatë vitit 2014 dogana deri me 11 nëntor kishte arritur të grumbullonte 739.8 milionë euro derisa në këtë viti dogana ka arritur të mbledhë 801.9 milionë euro. Kjo paraqet një rritje prej 8.4 për qind apo shprehur në vlera monetare 62.1 milionë euro më shumë.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version