Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek një lokacion i dyshuar për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara, në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Pas fillimit të kontrollës njësit e doganës kanë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.
Në ketë aksion Dogana e Kosovës është përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Biznesi i cili është kontrolluar ka qenë edhe më herët I dyshuar për veprën penale të kontrabandimit me mallra. Operacioni ka shkuar ne rregull dhe janë evidentuar të gjitha mallrat e dyshuara se janë te kontrabanduara.
Sasia e mallit të ndaluar:
- Lengje të gazuara mbi 9000 litra .
- Pije alkoolike 1200 litra
- Cigare 150.000 copë apo mbi 8000 paketime.
Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar kundërvajtjet si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/