Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Merdar.
Sipas njoftimit, në autobusin që vinte nga Luksemburgu në Prishtinë janë zbuluar 468 copë bizhuteri dhe 6 kilogramë koncentrat për parfume.
Pas zbulimit të këtyre mallrave, është njoftuar pala se mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe ndaj tyre thuhet se do të shqiptohet kundërvajtje doganore. Vlera e mallrave të ndaluara thuhet se është afër 1000 eurove.
/Telegrafi/