Dogana e Kosovës njofton se ka konfiskuar 30 automjete të pa-zhdoganuara në komunat Rahovec dhe Malishevë.
Sipas Doganës, këto vetura janë gjetur në tri lokacione.
“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara”, thekson Dogana.
“Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/