Site icon Telegrafi

Dogana e Kosovës zbulon një sasi mallrash kontrabandë

Oficerët doganorë të Kosovës kanë ndaluar sot për kontroll një udhëtar në Aeroportin “Adem Jashari”, ku i janë gjetur një sasi mallrash të ndaluara.

Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara, është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes, ku janë hasur mallra të ndaluara, të cilat hyjnë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari.

Me këtë rast janë konfiskuar dy dylbi për armë të markës, pesë laserë për armë, një dylbi të markës, një këmbë për armë, një shigjetë harkore, tre laserë për centrimin e armës, tre aksesorë për armë gjuetie, një mbajtëse e revoles, si dhe një mbajtëse e armës dhe karikatorit.

Konform procedurave rasti i është dorëzuar policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version