Dogana e Kosovës njofton se ka sekuestruar rreth 500 pako të barnave të cilat ishin të padeklaruara.
Sipas njoftimit, origjina e medikamenteve ishte nga vende te ndryshme të botës.
“Në qytetin e Ferizajt njësitet e Doganës së Kosovës pas mbledhjeve të informatave në teren kanë kryer kontroll në dy barnatore. Kontrolla ka gjetur mallra, medikamente të pa deklaruara (pa banderolla) në sasi 479 pako. Origjina e medikamenteve ishte nga vende te ndryshme të botës, të gjitha mallrat janë konfiskuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/