Telegrafi

Dogana dhe Policia bastisën dy barnatore në veri

Foto: Ilustrim

Dogana e Kosovës, me asistim të Policisë ka kryer bastisje në dy lokacione në veri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, bastisjet janë kryer në dy banatore – një në veri të Mitrovicës dhe tjera në Zveçan.

“Po dy bastisje janë kryer. Policia i ka asistuar Doganës së Kosovës, një barnatore në veri të Mitrovicës dhe një në Zveçan. Cdo gjë ka ka përunfuar në rregull. Dogana është marr me ato produkte…”, ka thënë Elshani.

Telegrafi po ashtu është munduar që të kontaktojë zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilecin, mirëpo i njëjti nuk është i qasshëm. /Telegrafi/